INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vazhdojnë replikat mes Ramës dhe gazetarëve, reagon sërish Kryeministri: Më qenkan turrur me radhë, ham e hum...

Vazhdojnë replikat mes Ramës dhe gazetarëve, reagon sërish Kryeministri: Më qenkan turrur me radhë, ham e hum...

Publikuar më: 15:49 24-11-2018

Debati mes Kryeministrit dhe gazetarëve Ylli Rakipi e Andi Bushati mori bujë në mediet shqiptare. Pas replikave të djeshme të Ylli Rakipit ndaj Ramës, pasuar dhe nga ajo e Andi Bushatit, Rama nuk ka qëndruar i heshtur. Në një postim në rrjetin e tij social “Twitter'' Rama e ka vazhduar replikën me ta.

Duke iu referuar me epitetin ‘kadrinj’, me vargje të rimuara ai shkruan se i janë turrur me radhë ‘lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan’.

“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan. Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s’harron dot kuletën?”, shkruan kryeministri.

ramamama.png

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771