INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, 11 arrestime; Identifikohet personi që i këputi gishtat polices

Protesta, 11 arrestime; Identifikohet personi që i këputi gishtat polices

Publikuar më: 17:24 23-11-2018

Është identifikuar dhe po kërkohet të ndalohet personi që hodhi mjetin shpërthyes që i këputi gishtat polices 24 vjeçare dje në protestë.

Bëhet me dije se personi që hodhi kapsollen është Danjel Dobraj.

Mësohet se 18-vjecari është identifikuar nga pamjet filmike gjatë protestës së banorëve të "Unazës së Re".

Për kapjen e personit të sipërpërmendur, Policia e Tiranës po zhvillon disa operacione.

Përveç 11 të arrestuarve, policia e Tiranës pritet të ndalojë dhe procedojë penalisht edhe persona të tjerë në lidhje me protestën e dhunshme para parlamentit.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818