INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta e PD. “Drogë” drejt Kryeministrisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:34 01-03-2017

Në mënyrë simbolike, demokratët kënë hedhur miell në drejtim të Kryeministrisë në ditën e 12 të protestës. Mielli është hedhur në fund të fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u përqëndrua te akuzat për kanabizimin e vendit, duke bërë fajtor direkt Edi Ramën
Lulzim Basha:
“Përfitimet e drogën në dorën e një kupole mafioze të lidhura me Edi Ramën dhe Saimir Tahirit që kanë një qëllim: pushtetin e Edi Ramës. Shqipëria është në prag të humnesërs, ky është produkt i qeverisë së drogës”.
Për këtë arsyeje lideri i selisë blu paralajmëroi se me ardhjen e demokratëvve në pushtet, kjo situatë do të marrë fund.
Lulzim Basha:
“Unë jam gati ti jap shqiptarëve rendin dhe sigurinë e vëtetë. Pjesë e këtij plani është krijimi i xhardamërisë kombëtare”.
Në potestën e sotme mori pjesë e gjithë struktura drejtuese e policisë së shtetit e shkarkuar nga puna pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, e po ashtu dhe aleatët e opozitës, Vangjel Dule e Nard Ndoka.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984