INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS/ Situata e tensionuar, fotograf e gazetarë të plagosur [FOTO]

PROTESTA E OPOZITËS/ Situata e tensionuar, fotograf e gazetarë të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 20:49 13-04-2019

Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione mes policisë dhe protestuesve. Përveç protestuesve të thjeshtë gjatë protestës janë plagosur dhe fotografi i njohur Arben Daçi si dhe një gazetare tjetër ka humbur ndjenjat.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, Dajçi është gjakosur në kokë.

Ende nuk dihet shkaku i plagosjes së fotografit të njohur, ndërkohë pak momente më parë situata u tensionua dhe policia përdori gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.

kyyytipppt.jpg


Gazetarja e Tema Tv pas goditjes se policisë me gaz, teksa po intervistonte bashkë me kolegët kryedemokratin Lulzim Basha, ka humbur ndjenjat.

Gazetares i është ofruar ndihmë nga të të pranishmit në protestë, ndërsa turma janë shpërndarë për shkak të gazit të rëndë.

gazetarjaaaaaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032198429107666