INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Sali Berisha: Protesta e sotme e nisi Ramën në shkretëtira si...

Flet Sali Berisha: Protesta e sotme e nisi Ramën në shkretëtira si...

Publikuar më: 21:02 13-04-2019

Sali Berisha tha se protesta e sotme e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje. Ai u shpreh se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara.

“Edi Rama është në shkretëtirë. I ka kohërat e numëruara. Protesta është në vazhdim, por sesi do vazhdojë ka një shtab që e organizon. Ishte një protestë e jashtëzakonshme. Një cunam që e nisi Ramën në shkretëtira si zagar.
Protesta e opozitës e bëri kryebandën shtetëror, qeverinë të struket. E bëri kryeministrin t'ia mbathe. Sa herë që protestohet ikën ja mbath.
Pushteti është i qytetarëve! Qeveria po vazhdon zakonin e vet, po vjedh. Por shumë shpejt do ti vjellë ato që ka vjedhur.
Protesta e sotme u tregoi botës se shumica e shqiptarëve është në kryengritje paqësore. Është revolucion demokratik, me elementë të mos bindjes civile”, shprehet Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371