INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë e tensionuar para PARLAMENTIT/ Policia rihedh gazlotsjellës, merr flakë një automjet [FOTO]

Situatë e tensionuar para PARLAMENTIT/ Policia rihedh gazlotsjellës, merr flakë një automjet [FOTO]

Publikuar më: 21:31 13-04-2019

Edhe pse kanë kaluar mbi 3 orë, opozita vazhdon të protestojë dhe kjo protestë nuk ka kaluar pa incidente. Efeftivë policie e protestues të lënduar, institucione të lyera me bojë dhe gjithashtu i është vënë flaka një automjeti.

Gjatë tensioneve mes protestuesve të cilët kanë hedhur kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë, këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Protestuesit i kanë vënë flakët automjetit të parkuar dhe prej më shumë se 1 orë e 30 minuta vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Parlamentit.

Ndërkohë që policia u bën thirrje organizatorëve të tërhiqen.

mke.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322