INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujt i përkiste? Digjet makina në protestë, reagon Partia Demokratike: Nuk e dogjën protestuesit

Kujt i përkiste? Digjet makina në protestë, reagon Partia Demokratike: Nuk e dogjën protestuesit

Publikuar më: 22:10 13-04-2019

Një prej protestuesve me maskë ka thyer xhamat dhe ka hedhur një koktej molotov brenda makinës. Makina ndodhej pranë stacionit të autobuzit, shkruan neësëbomb.al. Automjeti bëhet me dije se është i tipit 'Fiat' me targa AA703MT por newsbomb.al mëson ekskluzivisht se targa i përket një makine tip 'Volksëagen Caddy' e regjistruar në Sukth të Durrësit.

Pra, targat janë fallco dhe i përkasin një automjeti tjetër. Burimet bëjnë me dije se makina mund të jetë në pronësi të forcave operacionale ose SHIK.

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me djegien e kësaj makine.

Sipas selisë së PD, makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

DEKLARATA:

Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti.

Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga ccdo automjet tjetër përvcc atyre të policisë dhe të medias.

Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715