INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e jelekëve të verdhë në Francë, reagon presidenti Macron: Turp…

Protesta e jelekëve të verdhë në Francë, reagon presidenti Macron: Turp…

Publikuar më: 13:56 25-11-2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sulmuar ashpër demonstruesit që u përplasën me policinë në Paris, gjatë protestave më të fundit të nxitura prej rritjes së çmimi .

Turpi bie mbi ata që sulmuan oficerët, – shkroi ai në Tëitter. – Në Republikën franceze nuk ka vend për dhunë”.

Kaosi mbërtheu mbrëmjen e së shtunës “Champs-Elysees”, me policinë që u detyrua të përdorte gazin lotsjellës dhe hedhëset e ujit për të shpërndarë protestuesit.

Protestat nisën fillimisht me në fokus rritjen e një takse të naftës. Por, më vonë ato u përshkallëzuan për të reflektuar irritimin me rritjen e kostos së jetesës, veçanërisht në zonat rurale, si dhe ankesat për një sërë politikash të presidentit Macron.

Më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë në rreth 1.600 tubime anembanë Francës .

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543