INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatori francez ironizon dhe ofendon Trump: Shko në dreq! S’je i mirëpritur [VIDEO]

Moderatori francez ironizon dhe ofendon Trump: Shko në dreq! S’je i mirëpritur [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 11-11-2018

Tashmë dihet që francezëve nuk i pëlqen të flasin gjuhë të huaja, por moderatori i një shfaqjeje komike popullore kujtoi mësimet e tij në gjuhën angleze dhe ofendoi presidentin amerikan Donald Trump, duke i thënë madje se nuk është i mirëpritur në Paris.

Programi ‘Quotidien’  u transmetua në kanalin e TMC-së përpara arritjes së Trump në Francë për 100 vjetorin armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Moderatori, Yann Barthes, filloi shfaqjen e tij në frëngjisht, por më pas e ktheu në anglisht në mënyrë që presidenti i SHBA, të cilin ai pretendonte se mund të ishte në mesin e shikuesve, do ta kuptonte.

“Ne të gjithë punojmë për industrinë e pornografisë këtu në Francë. Ju erdhët në vendin e duhur sepse ne e pëlqejmë stilin tuaj që nga fillimi”, tha ai, me vërejtjen e ndjekur nga një montim i thirrjeve dhe zhurmave të tjera të pakuptueshme të marra nga fjalimet publike të Trump.

“Oh, dhe një gjë e fundit. Shko në dreq.Ti nuk je i mirëpritur në këtë vend”, u shpreh moderator.

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748