INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria, trupit të Konstandin Kaçifas t’i bëhet një ekspertizë e detajuar

Prokuroria, trupit të Konstandin Kaçifas t’i bëhet një ekspertizë e detajuar

Publikuar më: 16:35 31-10-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i Konstandin Kaçifas të mos varroset deri në përfundim të një ekspertizë të detajuar me qëllim që të plotësohet kërkesa dhe të hiqen dyshimet e familjes për mënyrën e vrasjes së tij.

Prokuroria e mori vendimin, pasi familja Kaçifa kërkoi ta bëntë ekspertizën me një mjek grek.
Për këtë arsye Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka ngritur një grup ekspertësh për të bërë një analizë të thelluar mbi bazën e autopsisë së kryer mbi trupin e 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa, vrarë nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.
Avokati grek i familjes Kaçifa në një deklaratë që dha dje para mediave tha se ai dhe ekperti grek ishin lejuar vetëm 5 minuta për ta parë kufomën. Ata kishin vërejtur se plagët e plumbave ishin qepur dhe kufoma ishte larë, duke ngritur kështu dyshimet se autoritete shqiptare po i mbulonin provat e vrasjes së minoritarit.

Article Logic
Execution time: 0.0025949478149414