INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja ‘Babale’, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

Dosja ‘Babale’, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda

Publikuar më: 18:39 10-10-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizotaj, kunati i Albert Veliut i njohur si ‘Babalja’ në lidhje me audio-përgjimin.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Krimet e Rënda bëjnë me dije se Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë.

Prokuroria thotë se Alizotaj ka qenë në përgjim dhe nga regjistrimi i bisedave me Albert Veliun, “Babalen”, është shprehur se ka qenë ai që ka imituar Agron Xhafajn.

“Më datë 05.10.2018, lidhur me autenticitetin e regjistrimit të bisedës së pretenduar të jetë kryer midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj u është regjistruar emri si persona nën hetim shtetasve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji për veprën penale të “Kallzimit të rremë” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305 e 25 i K.Penal, ndërsa për shtetasin Albert Veliu dhe për veprën penale të “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit” të parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449