INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Audio-përgjimi i montuar, Prokuroria kërkon burg për ‘Babalen’

Audio-përgjimi i montuar, Prokuroria kërkon burg për ‘Babalen’

Publikuar më: 14:47 06-10-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Albert Veliun (Babalen), i cili denoncoi publikisht vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për përfshirje në trafik droge.

Mësohet se ‘arrest me burg’ është kërkuar edhe për kunatin e Veliut, Fredi Alizotin, i cili dyshohet se është personi që në disa raste dublonte Agron Xhafajn.

Prokuroria po ashtu ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X. Ata akuzohen për kallëzim të rremë.

Video-përgjimi dhe intervista e Babales u realizua nga gazetari Jetmir Olldashi dhe u publikua nga deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.00343918800354