INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bllok, arrestohet një 37-vjeçar, dyshohet se qëlloi me armë [EMRI]

Vrasja në Bllok, arrestohet një 37-vjeçar, dyshohet se qëlloi me armë [EMRI]

Publikuar më: 13:19 06-10-2018

Geldo Hoti, 37-vjeçari i arrestuar dje në tentativë për t’u larguar nga vendi, dyshohet se është një prej autorëve që ka qëlluar me armë në ish-Bllok, të paktën kështu bën me dije policia.

Sipas bluve ai ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë

Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Tashmë në kërkim vijojnë të jenë Ervin Mata i dashuri këngëtares Gjata, Meviol Bilo dhe Fabio Allushi.

Article Logic
Execution time: 0.0029489994049072