INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Kur pini kafe në Bllok vishni jelekun anti-plumb

Kryemadhi: Kur pini kafe në Bllok vishni jelekun anti-plumb

Publikuar më: 13:09 06-10-2018

Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Berat, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se shteti ka rënë.

Ajo foli edhe në lidhje me atentatin në ish-Bllok, duke theksuar se lufta e bandave ndodhi vetëm pak metra larg zyrës së kreut të parlamentit.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së me ironi tha se ata që pinë një kafe në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.

“Shteti ka rënë! Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen”, tha ajo duke bërë thirrje që shqiptarët të zgjohen për të rrëzuar kryeministrin.

“Ta rrëzojmë njëherë e përgjithmonë që qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe shtetit. Ai 20 vite në pushtet është njeriu me jetëgjatësinë më të madhe në pushtet, por do ta marrë në qafë tahmaja e tij. Nuk do ta largojë opozita, por populli. Ai frikën e popullit ka ”, shtoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939