INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ftesë për argëtim në Dajti-Ekspres. Inagurohet e para fushë minigolfi [VIDEO]

Një ftesë për argëtim në Dajti-Ekspres. Inagurohet e para fushë minigolfi [VIDEO]

Publikuar më: 15:14 06-10-2018

Kjo është ceremonia që i dha jetë atraksionit më të ri turistik në Tiranë. Një fushë minigolfi që është gati të pres vizitorë të shumtë në Dajti Ekspres. Ajo është pista e parë e këtij lloji në Tiranë. Projekti i vënë në jetë nga Migena Malo vajza e sportistit dhe biznesmenit të njohur Muhamet Malo me mbështetjen Citi Golf Group nga Suedia ka bërë bashkë njerëz të njohur të sportit dhe artit. 

“Minigolfi është atraksioni ynë më i ri për miqtë tanë të mëdhenj e të vegjël dhe i vetmi në llojin e tij në Tiranë. Filozofia e Dajti Ekspres është të qenit sa më afër natyrës, të tërheq njeriun sa më pranë saj. Çdo pistë e re çdo synim i ri, vërtitet rreth të qenit pranë natyrës”- u shpreh e emocionuar Migena Malo. Ajo ja dedikoi këtë projekt vizionit të babait të saj Muhamet Malo.
I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe presidenti i Federatës së Minigolifit të Kosovës, Lavdi Zylfiu. Ai tregoi se si 8 vite më parë në Kosovë u ndërtua e para fushë minigolfi.
“Para 8 vitesh kisha të njëjtin emocion teksa inaugurohej pista e parë e minigolfit në Kosovë”-deklaroi Lavdi Zylfiu ndërsa vlerësoi realizimin e të parit projekt minigolfi në Tiranë. Të ftuarit në këtë event janë argëtuar duke luajtur në pistën e re të minigolfit në Dajti Ekspres.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396