INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Statuja më e madhe në botë, ja kalon çdo lloj grataçele [FOTO]

Statuja më e madhe në botë, ja kalon çdo lloj grataçele [FOTO]

Publikuar më: 15:23 31-10-2018

E dini se statuja më e lartë në botë tashmë ndodhet në Indi dhe është 240 metra e gjatë.

Për ndërtimin e saj janë dashur 430 milionë dollarë dhe struktura është vendosur në qytetin perëndimor Gujarat.

Statuja nderon liderin indian të pavarësisë, Sardar Vallabhbhai Patel.

Më shumë se 2,000 punëtorë së bashku me qindra kontribuues tjerë nga Kina janë angazhuar në ndërtimin e statujës. Statuja e Unitetit peshon rreth 67,000 tonë dhe është ndërtuar ashtu që t’iu rezistojë erërave dhe tërmeteve.

Kryeministri Narendra Modi ka thënë se “Statuja e Unitetit” do të shërbejë si atraksion i madh turistik.

Megjithatë banorët lokalë kanë thënë se ky projekt përbën keqmenaxhim të parasë publike dhe se fondet do të mund të shpenzoheshin më mirë.

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496