INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Audiopërgjimi, Basha: Prokuroria ka manipuluar hetimin

Audiopërgjimi, Basha: Prokuroria ka manipuluar hetimin

Publikuar më: 12:50 09-10-2018

Kreu i opozitës akuzon Prokurorinë se po mbyll çështjet dhe se ka manipuluar provat. Duke folur për rastin e audiopërgjimit, të dëshmimtarit X, ku Arben Veliu, i njohur ndryshe si "Babalja" pretendon se flet me vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, Basha tha se ai nuk është i rremë. Basha paraqiti disa prova që sipas tij tregojnë se qeveria po e manipulon këtë çështje duke prishur provat.
Basha: "Videoja ( e audiopërgjimit) është e pamanipuluar, zëri në të është i Agron Xhafajt. Regjistrimi është i vërtetë. Sado të manipulohen hetimet ,nuk do t’ia dalin dot. Shikoni faktet dhe gjykoni vetë: Prokuroria ka çuar në angli një kopje të videos të marra nga mediat dhe jo origjinalin bruto. Kjo është bërë me qëllim.

Fakti i dytë: Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo proçedure, janë të dobëta dhe kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohet.
Së treti, ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që zëri në video dhe ai në laborator – të çuara ma kast me cilësi të dobët – mund të jetë i Agron Xhafajt.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt se ky është manipulim, Agron Xhafa nuk është marrë në pyetje. Ai ka bërë një padi por prokuroria ka bërë hetimin pa e pyetur Agron Xhafajn kamerat e lokalit nuk janë sekuestruar. Po pres se sa do të zhyten në këtë histori

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941