INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 vit nga vdekja e saj, vëllezërit e Blerta Pepës këngë për vogëlushen

1 vit nga vdekja e saj, vëllezërit e Blerta Pepës këngë për vogëlushen

Publikuar më: 12:35 09-10-2018

Sot bëhet një vit nga vdekja e Blerta Pepës, 16 vjeçarja që humbi jetën në mënyrë tragjike pas operacionit në këmbë. Blerta ishte një vajzë e ndeshur me publikun, pasi ajo ka qenë pjesëmarrëse dhe tek Gjeniu i Vogël.

Pas operacionit nga i cili humbi jetën, mjeku i cili asistoi në operacionin e saj, Tefik Zhurda tentoi të vrasë veten duke injektuar në trupin e tij lëndë anestezie.
Dy vëllezërit e Blertës, Ermal Pepa dhe Landi Pepa, kanë bërë një këngë kushtuar motrës së tyre në 1 vjetorin e vdekjes së saj.

Kënga e titulluar "Si ta pranoj" duket se do të përloti gjithë publikun, në momentin që do të publikohet.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229