INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti neuroteknologjik, Musk zbulon aparatin që lidh trurin me një kompjuter

Projekti neuroteknologjik, Musk zbulon aparatin që lidh trurin me një kompjuter

Publikuar më: 10:20 17-07-2019

Neuralink, është projekti i neuroteknologjisë i themeluar nga Elon Musk, babai i Teslës, i cili bëri me dije se ka projektuar një pajisje e cila lidh trurin njerëzor me një kompjuter, duke lejuar që të rriten aftësitë neurologjike.

Sistemi i ri mund të ndihmojë personat paraplegjikë e ndoshta në të ardhmen mund të përmirësojë edhe mendimin dhe komunikimin.

Sikundër shkruan britanikja Indipendent, Musk ka shpjeguar se chip ndihmon që të rritet aftësia e trurit edhe në distancë. Sipas tij do të jetë një lloj simbioze me inteligjencën articiale.

Miliraderi ka krijuar Neuralink në mënyrë që njerëzit të jenë në të njëjtin nivel me kompjuterat dhe për të kundërshtuar perceptimin e shumë skeptikëve që inteligjenca artificiale mund të ishte një rrezik për ekzistencën.

Musk shpjegoi se sistemi ishte testuar tek majmunët i cili arriti të kontrollojë një kompjuter përmes trurit. E sipas tij kaq mjaftoi që të krijohet edhe teknologjia e së ardhmes që mund të ndihmojë edhe njerëzit.

Shpeshherë idea për të rritur kapacitetin e njeriut përmes teknologjisë është përcaktuar si fantashkencë por Neuralink shpreson se shumë shpejt do të nis edhe eksperimentet klinike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986