INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me kompjuterin që bën edhe kafe [VIDEO]

Njihuni me kompjuterin që bën edhe kafe [VIDEO]

Publikuar më: 17:36 11-09-2018

Kompjuteri tashmë nuk do të jetë thjesht një pajisje e cila na ndihmon të shkruajmë , të shohim filma apo të përdorim rrjetet sociale.

Tashmë kompjuteri do të na ofrojë edhe një tjetër shërbim, do të kemi mundësi të bëjmë kafe. Ndonëse për momentin është vetëm një eksperiment,nesër do të jetë realitet

Kompjuteri është quajtur Mexpresso, sepse është rezultat i bashkimit të kompanisë kineze (që quhet Mek) dhe një makinë kafeje.

Një nga drejtuesit e kompanisë u shpreh se ideja i erdhi kur ai shkoi për të blerë një makinë kafeje: "Kam gjetur një makinë kafeje të veçantë të hollë dhe kam menduar ngjante shumë me Mek, një nga modelet tona më të fundit ".

Por si të kombinosh një kompjuter dhe një makinë kafeje? Eksperti u drejtua te Ali Abbas, një kampion kombëtar të "modding" në Gjermani, i cili ka zbrazur kasën e kompjuterit nga të gjithë hardëaret e saj (motherboard, kartë grafike, dhe kështu me radhë), ka bërë disa ndryshime si për kasën si dhe për makinën e kafes, dhe përfundimisht arriti një integrim të përsosur mes dy produkteve.

Pajisja është e vendosur në brendësi të një mikroprocesori Zotac Mini Pi335, një produkt që mund të përkufizohet si "pajisje xhepi".

Kafeja është në të njëjtin nivel me atë të bërë me një makinë kafeje. Projekti, siç pritej, surprizoi të gjithë ata që e panë t dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër, kush nuk do të donte që kompjuteri t’i bënte edhe kafen?

Më shumë në këtë kategori: « Volvo XC60 me dizanj të ri
»
Article Logic
Execution time: 0.0042171478271484