INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të keni një zyrë të bukur

Si të keni një zyrë të bukur

Publikuar më: 12:32 04-04-2016
Në zyrë njerëzit  kalojnë  pjesën  më të madhe të kohës së tyre.
Nuk duhet të tregoheni neglizhent, për pastërtinë dhe bukurinë që  duhet të ketë zyra juaj. Ja disa këshilla si ta zbukuroni atë dhe të punoni me dëshirë:
 
1. Merrni  një  bimë
Një bimë do ishte ideale për ta pasur në zyrën tuaj. Një kaktus, është zgjedhja më e mirë, pasi nuk ka nevojë për shumë kujdes.
 
2. Mos harroni lulet në vazo
Përveç bimës që tashmë është në zyrën tuaj, një tufë me lule të vendosura në një vazo me ujë do ja shtonte edhe më shumë  atmosferën pozitive zyrës suaj.
 
3. Vendoseni kompjuterin në të njëjtin drejtim me sytë tuaj
Të gjithë ankoheni se qëndrimi për orë të tëra para kompjuterit dëmton sytë. Gjithashtu, edhe qëndrimi në pozicionin jo të duhur, dëmton trupin tonë. Eskpertët sugjerojnë ta keni kompjuterin në të njëjtin drejtim me sytë tuaj.
 
4. Përdorni një filxhan  interesant
Pranë jush duhet të jetë një filxhan i cili të ketë ngjyra të ndezura, për t’ju përcjellë energji pozitive.
 
5. Vendosni shprehje që ju motivojnë
Nëse keni hapësirën e duhur, vendosni shprehje që do ju motivojnë të arrini rezultate të mira në punë. Provojeni, pasi rezultatet janë shumë të mira!
 
Article Logic
Execution time: 0.003403902053833