INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i IT-së: Nuk kam përdorur kurrë një kompjuter

Ministri i IT-së: Nuk kam përdorur kurrë një kompjuter

Publikuar më: 16:21 15-11-2018

Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter. Nuk ka asgjë të veçantë, nëse nuk do të ishte për faktin që është ministri japonez, i cili kujdeset për sigurinë informatike.

Sakaruda, i emëruar për të organizuar Olimpiadën “Tokyo 2020”, mban në portofolin e tij “cyber security”, por para Parlamentit është shprehur: “Nuk e përdor kompjuterin, sepse që kur isha 25 vjeç, kam qenë në pozicione autoritare, ku sekretarë dhe punonjës janë marrë me gjëra të tilla për mua”.

I emëruar pak më shumë se një muaj më parë, pas riorganizimit të fundit të kryeministrit Shinzo Abe, ministri ka folur tashmë për veten. Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, Sakurada as nuk duket se e di se çfarë është një USB

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127