INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pritje e veçantë! Studentëve të vitit të parë të mjekësisë ju besohen “bluzat e bardha”[VIDEO]

Publikuar më: 15:09 15-10-2018

Nuk janë ende mjekë, por që sot duken si të tillë! Ata janë studentët e vitit të parë të fakulteteve të Universitetit Mjekësor. Studentët e rinj janë pritur nga drejtuesit e rektorati në një mënyrë mjaft miqësore që të ndihen të barabartë, pasi kanë veshur që sot uniformat e bardha. Rektori i universitetit, Arben Gjata për IN News thotë ky se një është një model, që përdoret në Amerikë. Ai foli dhe në lidhje me intresin, që ata kanë për të ndjekur degët e mjekësisë. 

“Ka nisur në Amerikë 25 vite më parë, dhënia e bluzave të bardha. Ditën e parë ne i sensibilizojmë duke ju dhënë bluzën e bardhë që dhe të socializohen. Kanë mbetur vetëm dy kuota të lira në Stomalogji,” tha Rektori Gjata për IN News.
Po Gjata njoftoi gjithashtu se këtë vit ka një problem, që lidhet me regjistrimit për ciklin e dytë atë të masterave. Konkretisht në degën e infermierisë dhe për këtë ai jep këtë shpjegim: “Ka një tendencë të uljes të masterave për infermieri. Reflekton largimin e infermierëve, se jashtë mjafton dhe bachelor.”

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053