INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dokumenti/ Pse u zgjat afati i hetimit për ish-ministrin Tahiri dhe 90 ditë[FOTO]

Dokumenti/ Pse u zgjat afati i hetimit për ish-ministrin Tahiri dhe 90 ditë[FOTO]

Publikuar më: 15:56 15-10-2018

Hetimet për ish-ministrin Tahiri edhe pse vijojnë prej 1 viti, s’kanë mundur të përfundojnë, ndaj prokurorët kanë vendosur që t’i japin kohë vetes edhe për 90 ditë. Vendimi është marrë sot nga 4 prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë kërkuar zgjatjen e hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, i akuzuar se ka favorizuar bandën e Habilajve për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë. Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit, përfundon në 17 janar. Shkak i shtyrjes së hetimit është bërë pritja e përgjigjes së një letërporosie nga Bari, ku kërkohet marrja në pyetje e shtetasit italian Frederico Silvestri, që dyshohet se disa kohë më parë u ka shitur grupit kriminal ‘Habilaj’ një skaf që mendohet se është përdorur për transportin e drogës. Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia. Në vendimin e prokurorëve thuhet:
Është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për tre muaj për të realizuar edhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së një kërkesë për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letërporosi të administruar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore.”
Lidhur me këtë vendim të ri të prokurorëve, ish ministri i brendshëm ka të drejtën e ankimimit në gjykatë brenda 10 ditëve nga njoftimi. Ndaj Tahirit rëndojnë 4 akuza, për të cilat ai mund të rrezikojë 15 vite burg. Saimir Tahiri ka thënë më herët se lufta më e madhe do të jetë provimi i pafajësisë së tij.

tttt.png

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379