INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet seancë plenare, PD organizon protestën e radhës në 5 mars

Pritet seancë plenare, PD organizon protestën e radhës në 5 mars

Publikuar më: 21:42 27-02-2019

Në datën 5 mars pritet seanca e radhës plenare e Parlamentit, ndërsa opozita do të organizojë protestën e radhës pikërisht në këtë datë.

PD bën me dije se Kuvendi ka caktuar paraprakisht që seanca plenare e radhës të jetë të martën, më 5 mars 2019, por pa specifikuar orën.

Vendimi për seancën plenare të datës 5 mars është marrë nga Konferenca e Kryetarëve. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve vendosi dhe seancën tjetër të radhës më 13 mars si dhe anulimin e seancës të parashikuar për nesër.

Sipas PD, protesta do zhvillohet në orën që do caktohet mbajtja e seancës, ndërsa porositë janë të njëjta si në protestën e nesërme, e cila u anulua me anulimin e seancës së Parlamentit.

Opozita e bashkuar ka vendosur që të protestojë sa herë që do ketë Parlament. Opozita ka zhvilluar 3 protesta brenda muajit shkurt duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do i sigurojë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Të gjithë deputetët e opozitës u dorëhoqën nga mandati i tyre në shenjë proteste kundër maxhorancës dhe duke e konsideruar një masë drastike në situatë drastike.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881