INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta para parlamentit, policia procedon penalisht 8 protestues

Protesta para parlamentit, policia procedon penalisht 8 protestues

Publikuar më: 12:17 27-02-2019

Vetëm disa orë pas protestës së opozitës para Parlamentit policia ka njoftuar paraditen e sotme se ka përfunduar analizën e pamjeve filmike dhe ka identifikuar personat më problematikë. Në bazë të atyre informacioneve policia ka kërkuar procedim penal për 8 protestues dhe 12 të tjerë janë në kërkim. Të proceduarit janë të moshave të ndryshme, nga 20 vjeç deri në 62 vjeç.

Ata do të gjykohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.  Në njoftimin e bërë, policia thotë se mbrëmjen e djeshme në protestë u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit. Po ashtu, policia raporton se në protestën e opozitës janë janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Protesta e mbrëmjes së të mërkurës ishte vendosur në një parametër të gjerë rreth parlamentit, çka krijoi disa përplasje mes protestuesve dhe deputetëve që hynin në Parlament.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe u shpërnda nja kreu i opozitës, Lulzi Basha në orën 20:00.
Situata në disa momente degadoi, ndërsa policia shërndante turmat me gaz lotësjellës.
Shumë prej të protestuesve raportuan skuqje të syve, mes tyre dhe gazetarë që raportonin mbi protestën.

Article Logic
Execution time: 0.003209114074707