INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Klosi flet pas INCIDENTIT tek PROTESTA: Ajo që më ndodhi mua ishte si...

Blendi Klosi flet pas INCIDENTIT tek PROTESTA: Ajo që më ndodhi mua ishte si...

Publikuar më: 21:26 27-02-2019

Ministri i Turizmit Blendi Klosi reagon pas protestës së opozitës para Parlamentit. Sulmin ndaj tij, Klosi e ka krahasuar me një sekuencë te filmit “Taken”, ku për këtë të fundit Ministria, e jo vetëm, kanë ndërmarrë një fushatë për t’i treguar botës dhe aktorit të Hollywod, Liam Neeson, vlerat e vendit.

Pamjet e protestës së opozitës, deklaroi ministri, nuk janë imazhi i Shqipërisë.

“Mbase nuk është dita më e artë sot, pas asaj që ndodhi në Parlament, që të ftojmë Liamin e të vizitojë Shqipërinë.

Mbase do të shohë skenën që më ndodhi mua dje, që është siç e xhiroi ai në film.

Por ajo nuk është Shqipëria, është vetëm një minutë”, deklaroi Klosi.
Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Tiranë i ka bërë apel klasës politike për dialog dhe bashkëpunim për të ndryshuar reputacionin e vendit.
“Imazhi i Shqipërisë nuk korrespondon me realitetin që gjendet këtu. Në disa filma, media, janë krijuar steriotipe që dominojnë.

Shqipëria është një vend i sigurt, mikpritës, interesant, prandaj të gjithë aktorët duhet të punojnë së bashku për të ndikuar në reputacionin e mirë të saj.

Por reputacioni i Shqipërisë do të përfitonte po ashtu në rast se vendimmarrësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin.

Ky lloj angazhimi i përbashkët në procesin parlamentar ka ndikim në ndryshimin e këtij realiteti dhe për krijimin e një dialogu në të mirë të vendit dhe qytetarëve” dhe ambasadori Adrian Maitre.

Protesta e të martës para Parlamentit shkaktoi përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa dy deputetë socialistë, Paulin Sterkaj dhe Blendi Klosi u sulmuan teksa hynin në godinën e Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992