INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prishet miqësia?! TAYNA s’i paska punët mirë me Dafinën dhe ky reagim i saj nuk pritej: Ata që të kanë bërë keq…

Prishet miqësia?! TAYNA s’i paska punët mirë me Dafinën dhe ky reagim i saj nuk pritej: Ata që të kanë bërë keq…

Publikuar më: 17:28 27-10-2020

Tayna dhe Dafina dikur mikesha, sot duket se kanë ftohur marrëdhënien e tyre. Pak kohë më parë, dyshja solli një bashkëpunim mes tyre, në këngën që u kthye në hit, ‘Bye bye’. Por së fundmi,duket se diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, pasi dyshja nuk janë më një suport për njëra-tjetrën.

Së fundmi, ato kanë hequr njëra –tjetrën nga rrjeti social Instagram, por jo vetëm kaq, por kanë filluar duke i bërë ‘diss’ njëra-tjetrës.

Para pak ditesh, Tayna ishte e ftuar në emisionin “Gjoni Black” ku bëri një ‘freestyle’, dhe fansat mendojnë se me këtë i bëri ‘diss’ Dafinës, dhe ky veprim po shikohet si një pëgjigje kundrejt këngës së fundit të Dafinës ‘Zili-zili’.

Tayna thotë në freestyle: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ky freestyle u interpretua si një DISS për Dafinën dhe duke qenë se u komentua gjerësisht nga fansat, Tayna e pa të arsyeshme të reagojë.

Kjo e fundit ka postuar një shprehje në Instastory, ku thuhet: “Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!”

 

tayna-3.png

Pra, Tayna u përpoq të na thojë që Dafina i ka bërë keq?

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111