INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi prishi marrëdhëniet me TAYNËN, Dafina bën veprimin që s’pritej! [FOTO]

Pasi prishi marrëdhëniet me TAYNËN, Dafina bën veprimin që s’pritej! [FOTO]

Publikuar më: 12:34 30-10-2020

Tayna dhe Dafina dikur mikesha, sot duket se kanë ftohur marrëdhënien e tyre. Pak kohë më parë, dyshja solli një bashkëpunim mes tyre, në këngën që u kthye në hit, ‘Bye bye’. Por së fundmi,duket se diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, pasi dyshja nuk janë më një suport për njëra-tjetrën.

Së fundmi, ata kanë hequr njëra –tjetrën nga rrjeti social Instagram, por jo vetëm kaq, por kanë filluar duke i bërë ‘diss’ njëra-tjetrës.

Duket se prishja e marrëdhënieve, e ka bërê Dafinën të afrohet me ‘rivalet’ e Taynës.

Ajo u bë më e afërt me Melindën duke shkëmbyer komente e duke u ndjekur me njëra-tjetrën në Instagram. Ndërsa së fundmi ndjekësit kanë vënë re se gjithashtu Dafina dhe Rina kanë nisur ta ndjekin njëra-tjetrën. Kjo nuk duket thjesht si rastësi, megjithatë mbetet të presim nëse Dafina dhe Rina po kurdisin diçka.

melinde.png

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605