Prifti Georg Ganswein është njeriu që kujdeset për anën shpirtërore të familjes Schumacher dhe ka rrëfyer së fundmi disa detaje për gjendjen e tij, të cila sado të pakta na japin një informacion se si është gjendja e kampionit pas aksidentit.
Askush nuk e di se çfarë po ndodh me 7 herë kampionin e botës dhe kanë kalaur 5 vjet nga aksidenti famëkeq në majat e alpeve.
“Isha ulur përballë tij. Po mbaja në duart e mia të dyja duart e tij dhe e shihja. Pamja e tij është po ajo që kemi parë gjithnjë vetëm se është pak më i “mbushur”. E ndjen dashurinë e njerëzve që ka pranë, që kujdesen për të. Falë Zotit ai qëndron larg kuriozitetit të tepruar të njerëzve. Një njeri i sëmurë ka nevojë për mirëkuptim dhe të mos vihet në vështirësi nga kureshtja. Familja është një mburojë për të cilin Michael tani ka shumë nevojë.
Ai ka nevojë t’i ndjejë afër njerëzit e zemrës. Bashkëshortja e tij është zemra e familjes. Në këtë periudhë Krishtlindjesh lutem shpesh për të dhe familjen e tij, kjo është festa e Lindjes së Krishtit”, tha Georg Ganswein, prifti që kujdeset për familjen Schumacher.








13 Dec 2025 





