INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra dhe statistika, sot luhet derbi i 151-të në histori! Tirana kërkon shpresën e humbur në takimin pa tifozë

Shifra dhe statistika, sot luhet derbi i 151-të në histori! Tirana kërkon shpresën e humbur në takimin pa tifozë

Publikuar më: 15:38 30-11-2018

Në kryeqytet do të luhet derbi i `151-të në historinë e kampionatit shqiptar midis Partizanit dhe Tiranës. Që në nisjen e saj, ky derbi nuk do të jetë i plotë pasi tifozët e Tiranës kanë bojkotuar takimin. Partizani lufton për mbrojtjen e kreun dhe vjen me një mentalitet më të mirë se Tirana e cila gjendet në vendin e 8-të dhe në luftë për mbijetesë.

Trajneri Mema bën debutimin e tij për herë të parë në historinë e derbit. Interesante është fakti që tekniku tiranas ka qenë pjesë e të dyja ekipeve në karrierën e tij si futbollist.

Tirana për 14 përballje me të kuqtë që nuk fiton, ndërkohë që Partizani ka më shumë se 25 vjet pa fituar titullin e kampionatit shqiptar. Është pikërisht kjo është pika ku bardheblutë ndihen superiorë me 24 tituj në historinë e tyre.

Në formacionet respektive skuadrat kanë mbajtur gjithçka të fshehtë. Tek Partizani ka lajme të mira me Trashin që nuk u pezullua nga FSHF-ja. Teknikut Mema do t’i mungojë golashënuesi i skuadrës Bedri Greca. Ndërkohë, që në ekip janë grumbulluar Blazhevski e Kobina dhe sulmuesin Majkëll Ngo, të cilët mund të përfundojnë edhe titullarë.

Problemi më i madh i Tiranës është mbrojtja, pikë të cilën “Të kuqtë” do ta shfrytëzojnë më së miri. Këtë e tregojnë edhe statistikat ku sulmi i Partizanit ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar 6, ndërsa Tirana ka shënuar 12 dhe ka pësuar 17.

Ndërkohë për këtë sfidë janë marrë masa më ekstreme se herët e tjera, ku ajo që bie më shumë në sy është edhe ndalimi i banderolave të pamiratuara nga klubi, për tifozët “Guerrils”.

Për 90 minuta Tirana do të kërkojë fitoren pas 5 vitesh, ndërsa Partizani ecurinë drejt titullit kampion.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779