INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti sqaron PS për datën e zgjedhjeve në Dibër me fakte

Presidenti sqaron PS për datën e zgjedhjeve në Dibër me fakte

Publikuar më: 14:22 03-08-2016

Menjëherë pas “sulmit” të Partisë Socialiste për shpalljen e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, Institucioni i Presidenti sqaron se janë informuar nga Gjykata Kushtetuese se vendimi është  marrë në datën 1 gusht 2016. Ndaj dhe pas këtij momenti ka nisur përllogaritja e datës së zhvillimit të zgjedhjeve vendore në këtë Bashkinë e Dibrës, të cilat sqaron Presidenca në çdo rast janë vetëm, data 4 shtator ose 11 shtator 2016, ndaj dhe data e përcaktuar në dekretin e Presidentit të Republikës, korrespondon me afatet ligjore të përcaktuara. Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Olsi Lafe ka publikuar dhe shkresën e vendimit, duke u shprehur se Institucioni i Presidentit të Republikës ndjehet i keqardhur për opinionit publik, për faktin se PS përhap informacione të pavërteta rreth përcaktimeve ligjore dhe kushtetuese që rregullojnë organizimin e zgjedhjeve në vend si dhe mbi përmbushjen e detyrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në këtë proçes.

Pjesë nga deklarata:
 
Institucioni i Presidentit të Republikës mbetet i çuditur nga deklarata e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë në kundërshtim të Dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër. Kjo deklaratë nuk është serioze dhe deformon të gjitha përcaktimet ligjore, kushtetuese dhe institucionale.
Presidenti i Republikës, bazuar në detyrimet e Tij kushtetuese, si dhe dispozitave të Ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ka vendosur të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore për Kryetar Bashkie të Bashkisë Dibër, të Qarkut Dibër.
Fillimisht informojmë dhe sqarojmë opinionin publik që Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Institucionin e Presidentit të Republikës zyrtarisht, me shkresën me Nr. Prot. S-30, datë 1 gusht 2016, se kjo Gjykatë ka rrëzuar kërkesën e zotit Shukri Xhelili duke lënë në fuqi Vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Në këtë kuadër, përmes kësaj shkrese jemi informuar se data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është 1 gusht 2016, nga ku dhe fillon përllogaritja e datës së zhvillimit të zgjedhjeve vendore në këtë Bashki, të cilat në çdo rast janë vetëm: data 4 shtator ose 11 shtator 2016. Në këto kushte, bazuar edhe në nenin 10, pika 3 të Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës, brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit zyrtar mbi datën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dekretoi më datë 2 gusht 2016 datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër. Presidenti uron dhe kërkon zhvillimin e lirë, të drejtë dhe të ndershëm të procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Bashkisë Dibër.

Ja shkresa e Gjykatës Kushtetuese:

Article Logic
Execution time: 0.0039618015289307