INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti ktheu ligjin për lojërat e fatit, Ahmetaj: Dikush e ka këshilluar gabim

Presidenti ktheu ligjin për lojërat e fatit, Ahmetaj: Dikush e ka këshilluar gabim

Publikuar më: 12:00 13-09-2018

Ministri i Financave gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ku po diskutohet dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për lojërat e fatit, aludoi se kreu i shtetit ishte këshilluar gabim. “Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim”-tha ministri Arben Ahmetaj. Ai dha arsyet se pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit. Sipas tij rrëzimi i këtij dekreti duhet bërë për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe sipërmarrësit.
““Ligji i të ardhurave ka ulur tatim fitimin nga 15 % në 5% për shoqëritë e shërbimit bujqësor. Kjo është një politikë fiskale e rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë. Ne kemi ulur taksën për një gamë të gjerë biznesesh nga 8 në 11 milion xhiro nga 15 në 5% dhe kemi rritur një taksë atë të Lotarisë Kombëtare. Një qytetar që më dëgjon mua thotë se si ka mundësi që Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj? Është kundër bujqësisë? Është kundër biznesit? Jo. Unë besoj që në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar gabim. Ajo që ne bëjmë këtu është e thjeshtë, ne rrisim tatim fitimin e Lotarisë Kombëtare nga 10 në 15%. Pra unifikuam taksimin, si mund ta linim ne të taksohej me pak… i gjithë debati tjetër është qesharak”, tha Ahmetaj”. Mazhoranca e ka rrëzuar paraprakisht dekretin në komisionin e Ekonomisë dhe këtë qëndrim e ka reflektuar edhe sot në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0040638446807861