INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin pamjet e bastisjes së forcave speciale në Nikël [VIDEO]

Dalin pamjet e bastisjes së forcave speciale në Nikël [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 13-09-2018

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e operacionit të nisur orët e para të së mërkurës në fshatin Nikël të Krujës. Në këtë operacion, ku morën pjesë forcat e RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë u arrestuan 5 persona me precedentë penalë. Aksioni për arrestimin e “të fortëve të Niklës” ka nisur në orën 5:30 e mëngjesit. Energjia elektrike u ndërpre ndërkohë që forcat speciale ndërhynë për të nisur kontrollet e personave të skeduar. Policia e Durrësit nën drejtimin e hetimeve nga Prokuroria e Krujës arrestoi Lutfi Hakën, Marklen Hakën, Ylli Çangun, Skënder Lezën dhe Valter Bamin. Zona e Niklës njihet si vendi ku qëndrojnë persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë kriminalë.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551