INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E abuzuan fizikisht dhe e lanë pa bukë, zbulohet skandali i 12-vjeçarit autik në...

E abuzuan fizikisht dhe e lanë pa bukë, zbulohet skandali i 12-vjeçarit autik në...

Publikuar më: 12:00 13-09-2018

Një rast i rëndë është raportuar nga babai i një fëmije 12-vjeç, i cili vuante nga autizmi. Ai e kishte dërguar djalin e tij në qendrën e fëmijëve "Jam si ju" në qytetin e Beratit, mirëpo ka konstatuar në dhunë që është ushtruar ndaj fëmijës së tij në këtë qendër. Në një lidhje telefonike me "Fax News", babai i 12-vjeçarit, Fortunato Boçi u shpreh:

"Në fillim u gëzuam që gjetëm një vend për të sistemuar. Djali është 12 vjeç dhe e kam regjistruar me datën 1 qershor. Nuk vazhdoi gjatë dhe pas tre ditësh djali kishte disa goditje, aty kuptova se djali po dhunohej. Javën e dytë lajmërojmë zonjën Mirela Bohuri mblodhi stafin e saj dhe Aida Shulla dhe kontaktuam që ky problem mos të ndodhë më.

Ndërkohë që të nesërmen në mëngjes djali ishte çarë në sy ishte dhunuar brenda 10 orësh. Lajmëruam sërish drejtoreshën. Na premtuan që kjo histori e dhunës nuk do të ndodhë më dhe përsëri vazhdoi kjo histori ku djali ishte i dhunuar. Prapë më jepnin shpresa se djali do të ishte mirë.

Kjo dhunë vazhdonte vazhdimisht. Nuk ndryshonte skema e këtij problemi. I them gruas të marrim djalin se ne na zuri si prind por nuk mund të pranojmë që të dhunohet dhe të lihet pa bukë. Kujdestarët nuk duan t’ia dinë fare. Është një makabër e vërtetë, është një tmerr i vërtetë brenda në atë qendër.

Në datën 4 shtator kam marrë djalin. Djali kishte 3 ditë pa ngrënë. Ne na thonin që në atë qendër është një fëmijë i abandonuar 18 vjeç dhe ai godiste fëmijët e tjerë dhe kujdestarët nuk ishin në gjendje që ta përballonin fuqinë e tij. 18 vjeçari qendronte me të tjerët.

Ai më thonin ta dhunon natën djalin dhe kujdestarët më thonin se nuk kemi se çfarë ti bëjmë. Janë 22 punëtorë që marrin rrogën dhe janë 26 persona në atë qendër.

Ka shumë fëmijë që janë dhunuar. Kjo qendër varet nga Ministria dhe janë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë. Ato fëmijë rrihen goditën dhe askush nuk e merr vesh. Aty nuk merr njëri përgjegjësi. Fëmijën e kam në shtëpi sepse mori raport dhe e kam në shtëpi djalin.

Trembet natën nga torturat që ka pësuar në atë qendër. Kjo çështje duhet të shkojë në prokurori kam 10 ditë sot që nuk më ka thirrur njeri. Unë paguaj 200 mijë lëkë për ushqimin e djalit. Unë i çoj ushqim nga shtëpia dhe nuk ia japin. Jo kjo gjendje dhunimi ta masakrosh dhe ta lësh pa bukë dhe kamerat edhe sot nuk i sekuestrojnë, pavarësisht kërkesës sime.

Rreth 26 fëmijë ndodhen në atë qendër. Moshat variojnë janë mosha të ndryshe dhe mosha të mëdha, djali im ishte më i vogli.

Po kam kërkuar që ta çoj në një qendër tjetër. Bashkia me ka marrë inat dhe më ndalon që ta dërgoj atje, pasi bëra denoncimin. Tërhiq denocimin me thonë, mos e bëj publik që të çojmë djalin në qendër.

Më vjen keq për ato persona. Jam kryetar për personat me aftësi të kufizuar në Berat.

Drejtoresha të ndiqet penalisht dhe të sekuestrohet kamerat dhe të shpëtojnë fëmijë e tjerë."

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551