INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Pres të martohem…''/ Kanë ndonjë gjë më shumë apo Ylli Limani dhe modelja simpatike shqiptare thjesht po flirtojnë?!

''Pres të martohem…''/ Kanë ndonjë gjë më shumë apo Ylli Limani dhe modelja simpatike shqiptare thjesht po flirtojnë?!

Publikuar më: 12:37 15-12-2020

Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe njëkohësisht shumë i dashur nga publiku. Me këngët dhe tekstet e tij ai ka prekur zemrat e shumë personave, mirëpo siç duket, së fundmi ka nisur një flirt me modelen simpatike Dajana Kalo. Këtë flirtim ata kanë vendosur ta bëjnë haptas në rrjetet sociale, pasi në një fotografi të publikuar, modelja, në përshkrim, pyeti nëse dikush dëshiron të dijë ndonjë sekret për të.

I pari që tregoi interesim ishte Ylli, kurse përgjigjja e Dajanas ishte se pret që të martohet. Duket, se dyshja po shkëmbejnë mesazhe të koduara, gjë që i ka bërë ndjekësit të mendojnë se mes tyre tashmë ka një romancë.

Për më tepër, kur modelja tha që do të martohet, Ylli vendosi një emoji nënshkrimi, ndërkohë që fotografi Endrit Mërtiri la një koment si për të treguar se u surprizua.

Ylli e etiketoi Endritin dhe i tha që në 2021 kemi festë.

kalo.png

 

Pas këtyre mesazheve të koduara, fansat janë të gjithë sy e veshë për të kapur detaje të tjera, ndërkohë që kujtojmë se Dajana ka marrë pjesë në klipin e këngë “Zili Zili”, të Dafina Zeqirit dhe nw klipin “10/10” te Ledrit.

Article Logic
Execution time: 0.0028181076049805