INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premier Liga vihet në lëvizje, ja transferimet që priten të ndodhin

Premier Liga vihet në lëvizje, ja transferimet që priten të ndodhin

Publikuar më: 11:56 23-05-2018

Premier Liga këtë vit ka nisur me furi rrugën e transferimeve, me Manchester United, Liverpoolin dhe Arsenalin të cilët kanë bërë zhurmën më të madhe.

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, Arsenali do të shkojë në fushë me një trajner të ri në krye. Ish-drejtuesi i PSG Unai Emery do të jetë ai i cili do zërë vendin e Arsène Wenger pas një kanditature me Mikel Arteta-s. Në United, Jose Mourinho duket i vendosur për të shpenzuar shumë para edhe këtë vit. Tekniku dëshiron që të sistemojë repartin e mesfushës dhe një mbrojtës të majtë.

Liverpooli ka patur sukses në Ligën e Kampionëve këtë vit dhe duket se kjo i shtyn që të bëjnë lëvizje në merkato. Mesfushori i RB Leipzig, Naby Keita duket se është personi I parë i cili do të shkojë në Liverpool por megjithatë nuk do të jetë fytyra e vetme pasi priten transferime të tjera.

Edhe Chelsea është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Blutë e Londrës kanë vënë në shënjestër trajnerin e Totenham Hotspur, Mauricio Pochettino I cili duket se nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Totenham.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613