INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej një viti dikush ju vëzhgon/ ‘Fuksat’ në vendin e punës, publikohen efektet e ligjit

Prej një viti dikush ju vëzhgon/ ‘Fuksat’ në vendin e punës, publikohen efektet e ligjit

Publikuar më: 09:16 10-05-2019

Një vit më parë u miratua Ligji “Për sinjalizimin dhe sinjalizuesit”. Përmes tij çdo institucion publik me më shumë se 80 punonjës dhe çdo biznes me më shumë se 100 punonjës duhet të ketë një strukturë të veçantë “spiunazhi”.

Efektet e tij janë publikuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontollit të Pasurive. Në vitin 2018 u administruan nga institucionet që kane detyrimin e të pasurit një sinjalizues 404 raporte. Po jo të gjitha njësitë e 'spiunëve' kanë punuar me seriozitet, pasi numri i raporteve është më i ulët sesa numri i këtyre zyrave. Të dhënat statistikore sipas ILDKPKI flasin se në total janë ngritur dhe funksionojne 166 njësi përgjegjese në sektorin publik, si dhe 446 njësi përgjegjese në atë privat.

Por cilat janë disa nga insitucionet që ka funksionuar spiunazhi?
-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në të cilin janë paraqitur pranë njësisë përgjegjese 3 raste sinjalizimi, lidhur me shpërdorim detyre nga ana e inspektoreve të sinjalizuar. Në përfundim të hetimit administrativ, janë referuar rastet pranë organeve dispilinore apo ligjzbatuese.
-Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në te cilin është regjistruar 1 rast sinjalizimi, për shpërdorim detyre, po pas hetimit rezultoi i përfshirë dhe një tjetër punonjës. Për njërin nga ta u morr masë disiplinore me largim nga puna dhe zhdëmtim dëmi, ndërsa per punonjësin tjetër vërejtje me shkrim.
-Autoriteti Portual Durrës, në të cilin është regjistruar 1 rast sinjalizimi.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672