INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, keqtrajtim dhe...

Arrestohet në Tiranë 50-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, keqtrajtim dhe...

Publikuar më: 09:55 10-05-2019

Është arrestuar në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa akuza në Itali.

Shtetasi me inicialet A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Policia bën me dije se 50 vjeçari do të ekstradohet për në shtetin fqinj, nga ku do të marri dhe dënimin.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662