INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranga sekserëve të kolaudimit të makinave, mes tyre dhe punonjës bashkiakë

Pranga sekserëve të kolaudimit të makinave, mes tyre dhe punonjës bashkiakë

Publikuar më: 10:08 15-02-2017

Policia ka arrestuar 6 persona në kuadër të operacionit "Kolaudimi" pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varionin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë.

Të arrestuar janë:

1.Bashkim Rrapi 47 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
 
2. Agim Budlla vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.
 
3. Alban Sala 42 vjeç banues në Tiranë.
 
4. Fatmir Rrapi 31 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
 
5. Avni Budlla 26 vjeç lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vore – Tirane.
 
6. Eduart Budlla 26 vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vorë – Tiranë.
 
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një  automjet tip 'Mercedez Benz' me targa AA 305 BO, si dhe disa dokumente të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
Dokumentet dyshohet se i përkasin personave të cilëve u kishin marrë paratë për të kaluar makinën në kolaudim.
Të arrestuarit akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105