INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag fundjave, a do jetë moti i favorshëm për plazh? Mësojeni…

Prag fundjave, a do jetë moti i favorshëm për plazh? Mësojeni…

Publikuar më: 08:40 12-07-2019

Moti ka nisur sot me diell. Po tempertaturat do të jenë të ulëta duke bërë që dita të jetë e freskët. Vetëm në pak zona të vendit dhe kryesisht në ato malore priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta shiu.

Ndaj mund të themi që sot mund të bëni plazh. Kurse në orët e pasdites reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës dhe do jenë të shoqëruar me rrufe.

Këtë të premtë temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
-në bregdet: 19 / 27 °C
-në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
-në vendet malore: 13 / 24 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri dhe e fortë në orët e pasditës.
Po meqe jemi në prag fundjave sinoptikanët njoftojnë se e shtuna mund të jetë e favorshme për pushuesit. Kurse ditën e djelë bëni kujdes se do rikthehen shirat dhe shtrëngatat.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494