INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 vendet ku mund të udhëtoni në fundjavë. Mos i keni zili ata që janë me pushime!

3 vendet ku mund të udhëtoni në fundjavë. Mos i keni zili ata që janë me pushime!

Publikuar më: 13:28 13-08-2018
Fundjavat janë të veçanta, janë të shenjta për një arsye: një ose dy ditë për t'u shkëputur nga rutina, të eksploroni dhe  të argëtoheni.
Sipas intv.al  udhëtimet në fundjavë,  ju rrisin  energjinë për projektet dhe punën gjatë javës së ardhshme. Ky artikull, sipas intv.al do ju sjellë disa këshilla se ku mund të udhëtoni gjatë fundjavës:
1. Shkoni në  ndonjë zonë turistike, jo shumë larg ku mund ta përballoni për 1 natë ose kthimin brenda 1 dite
Për arsye se ditët janë të limituara, prandaj duhet të shfrytëzoni sa më shumë. Me partnerin tuaj, ose me shoqërinë organizohuni disa ditë përpara, të merrni informacionet bazike dhe mund të largoheni nga rutina.
2. Zgjidhni ndonjë vend të bukur për të qëndruar me çadra për 1 natë
Po flasim për ata që e pëlqejnë aventurën dhe nuk e kanë problem që për 1 natë ose 2 të flenë në çadër. Kënaqësia e shkëputjes nga rutina, ku mund të organizoni ndonjë aktivitet me shoqërinë do jetë e madhe. Në këtë rast, as nuk do shpenzoni shumë, pra nuk do harxhoni për hotel.
3. Nëse ka ndonjë aktivitet kulturor në ndonjë vend turistik jo shumë larg vendit ku jetoni 
Po flasim për ndonjë aktivitet interesant psh: festë birre, poezie, kënge, etj mos përtoni të shkoni dhe të bëni diçka ndryshe. Do ndikojë mirë, sipas intv.al  edhe në gjendjen tuaj psikologjike.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121