INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët e cirkut të dëshpëruar, sherr se po lëvizet çadra

Artistët e cirkut të dëshpëruar, sherr se po lëvizet çadra

Publikuar më: 15:18 06-07-2017

Pronari i truallit në qendër të Tiranës, në zonë ku është vendosur çadra e Cirkut Kombëtar ka tentuar sot të marrë pronën e vetë.
Për këtë arsye ka nisur dhe një përplasje tek Cirkun e Tiranës mes përmbaruesve që kanë shkuar të çmontojnë çadrën dhe artistëve. Artistët e cirkut janë ngujuar brenda dhe kërkojnë që të paktën të ketë një grup ekspertësh që të mund të ndërhyjnë për të hequr çadrën.
Ata e pranojnë që kjo është një pronë private, por çadra mund të dëmtohet nga çmontimi.

Article Logic
Execution time: 0.003626823425293