INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, kjo FOTO është pas shkrirjes së fillerit të buzëve? Ledjana 'shndërrohet' me 'LOOK'-un e ri!

Pra, kjo FOTO është pas shkrirjes së fillerit të buzëve? Ledjana 'shndërrohet' me 'LOOK'-un e ri!

Publikuar më: 12:26 12-06-2021

Ledjana Prenga ka qenë një ndër personazhet më të njohur dhe komentuar të programit të Përputhen.

Ajo doli nga programi çift me Mevlan Shabën, por më pas dyshja ka patur krisje mes njëri tjetrit dhe Mevlani lajmëroi se janë ndarë.

 

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana ka eksperimentuar shumë me look-un përgjatë ditëve të fundit, mirëpo me ndryshimin e fundit është e vështirë të njihet.

Ledjana është bërë bjonde platin dhe duket si tjetër njeri. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory disa video me look-un i ri, i cili është pritur mjaft mirë nga ndjekësit.

 

Por fotoja e fundit e shpërndarë nga ajo vetë ka habitur fansat; pasi ndryshimi është i madh dhe kuptohet sa fuqi ka “make-up”-i; përpos buzëve që i ka pranuar vetë Ledjana, ku lajmëroi se do i heqë fillerin. Nuk dihet nëse kjo është një foto pas shkrijes së fillerit, por 'make-up' duket shume ndryshe nga herët e tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043