INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Kiara Tito është e lidhur dhe shoqja e ngushtë ia nxorri sekretin?! Por, kush është fatlumi…[VIDEO]

Pra, Kiara Tito është e lidhur dhe shoqja e ngushtë ia nxorri sekretin?! Por, kush është fatlumi…[VIDEO]

Publikuar më: 20:39 26-11-2020

Jeta private e Kiara Titos ka qenë në vëmendje të mediave për një kohë të gjatë, duke kujtuar këtu lidhjen me Butrint Imerin dhe së fundmi thashethemet se është në një romancë dashurie me Young Zerkën.

Sa i përket Butrintit, dyshja nuk janë më bashkë, ndërsa me Zerkën, Kiara tha se e konsideron si mundësi gjatë një loje në "Shiko kush luan".

Megjithatë përpos thashethemeve e lajmeve në mediave, Kiara në të vërtet është në një lidhje e këtë e zbuloi shoqja e saj e ngushtë, Liesa.

Dy vajzat ishin të ftuara në rubrikën "After Party", ku Liesa i drejtoi disa pyetje Kiarës.

Gjatë intervistës, Kiara u pyet nëse është në një lidhje apo “single” dhe ajo u përgjigj se është “single”, mirëpo me zë të vogël tha “and ready to mingle”.

Që nënkupton se është beqare, por gati për ndonjë gjë të re. Pas kësaj përgjigje të moderatores, shoqja e ngushtë që e pyeste, e quajti “gënjeshtare”.

Mos vallë Kiara është në një lidhje dhe nuk u tregua shumë e sinqertë? Epo kjo përgjigje na bëri kuriozë për të ditur më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707