INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kam nisur të përparoj''/ Kjo është hera e parë që TAYNA bën këtë gjë dhe as vetë ajo se di pse! [FOTO]

''Kam nisur të përparoj''/ Kjo është hera e parë që TAYNA bën këtë gjë dhe as vetë ajo se di pse! [FOTO]

Publikuar më: 19:34 26-11-2020

Tayna është padiskutim një ndër reperet më të njohura shqiptare, e cila prej më shumë se dy vitesh ka realizuar disa projekte që janë kthyer menjëherë në hite. Edhe pse ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna synon tregun ndërkombëtar, madje duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, pasi reperja pak muaj më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me kompaninë prestigjioze, Sony Music.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa përmes imazheve të ndryshme mban të azhurnuar rreth 1.5 milionë ndjekësit e saj.

Në fotot e saj e shohim shpesh herë provokuese dhe sensuale, ndërsa së fundmi është shfaqur ndryshe, saqë ndihet edhe e habitur.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shihet e veshur me golf dhe ka treguar se kjo është hera e parë që vesh diçka të tillë. “Hera e parë në jetën time me rrollk… ja kom nis me përparu. E ky gjest as vet s’e di pse”, ka shkruar Tayna përkrah videos së saj.

tayna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707