INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia sqaron arsyet për shoqërimin e dy protestuesëve

Policia sqaron arsyet për shoqërimin e dy protestuesëve

Publikuar më: 11:52 24-11-2016

Policia e Tiranës ka reaguar ndaj protestuesëve kundër importit të mbetjeve qe ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe ka vazhdur deri ne ditën e sotëme.

Në deklaratë,  policia ka sqaruar që ndërhyrja ndaj protëstuesëve dhe shoqërimi i dy prej protestuesve ka ardhur pasi ata mbajtën paletat e vendosura përtej afatin të lejuar nga efektivët.

Policia thotë se i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakord një natë më parë, por ka hasur rezistencë.

Në deklaratë sqarohet se njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë.

Ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ky reagim vjen pasi aktivistët të cilët e kaluan natën përpara parlamentit për të protestuar kundër ligjit të mbetjeve deklaruan se në orët e para të mëngjesit, policia kishte tentuar të prishte protestën e tyre, duke ndërhyrë me dhunë dhe duke ndaluar dy aktivistë

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078911781311035
    array(1) { ["section"]=> string(61) "policia-sqaron-arsyet-per-shoqerimin-e-dy-protestueseve-17133" }