INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosova seancë për Haradinaj. Serbia dorëzon kërkesën për eskstradim [Video]

Publikuar më: 18:04 10-01-2017

Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot në një seancë të jashtëzakonshme për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze . Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se urdhërarresti për kreun e AAK është tendencioz e politik e se institucionet e Kosovës janë në kontakte me autoritetet franceze dhe presin që Hardinaj të lirohet. Qëndrim të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës kanë mbajtur deputetët e AAK-së dhe deputet të tjerë të parlamentit që kanë pohuar se arrestimi i Haradinaj është goditje ndaj shtetit të Kosovës. Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ripërsëriti se Kosova duhet të mbaj qëndrim ndaj Serbisë ndërsa ministrja e Drejtësisë deklaroi se janë ndërmarrë të gjitha hapat për lirimin e Hardainaj e se një ditë më parë autoriteteve franceze u është dërguar kërkesa e tretë për lirimin e kreut të AAK.Por ndërkohë që Kuvendi i Kosovës mbante seancën e jashtëzakonshme për Haradinaj, Serbia i dorëzoi zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë së Francës kërkesën për ekstradimin e tij. Bashkë me kërkesën për ekstradim, raporton “Kurir”, është dërguar edhe dokumentacioni përcjellës në gjuhën frënge në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559