INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore në aksion. 1500 gjoba dhe mbi 100 leje drejtimi të pezulluara

Policia Rrugore në aksion. 1500 gjoba dhe mbi 100 leje drejtimi të pezulluara

Publikuar më: 14:16 29-07-2017

Policia Rrugore ka nisur aksionin duke monitoruar të gjitha akset rrugore. Radarët në gatishmëri kanë zbuluar shkelësit duke bërë që të pezullohen rreth 40 leje-drejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë deri në 20km/ore e me shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit. Policia e Shtetit bën me dije se “deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi”.
Duke u nisur edhe nga fakti se gjatë këtyre ditëve ka fluks të lartë lëvizje për shkak të pushuesëve dhe vizitorëve që mbërijnë në Shqipëri, punonjësit e policisë kanë marrë masa për të parandaluar aksidentet rrugore. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Policia e Shtetit ka nisur disa këshilla për drejtuesit që udhëtojnë në zonat turistike. “Në kuadër të masave për sezonin turistik veror nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka monitoruar thuajse të gjitha akset rrugore ditën e sotme. Nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka pasur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore , është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit”-njofton policia e Shtetit. Nga kontrollet është vënë re se aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale. Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qendrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut
Këshilla për drejtuesit e mjeteve qe qarkullojnë sidomos ne zonat bregdetare dhe turistike
1. Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore
2. Përdorimi i alkoolit, përveç se është "telash" i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i leje-drejtimit dhe maksimumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjendje të dehur

3. Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë.
4. Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shlodhur në timon: lodhja dhe pagjumësia shpeshherë ka qenë shkak për aksidentet rrugore
5. Parakalimet e gabuara përveç se janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të leje-drejtimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040168762207031