INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau në 1997, ekstradohet nga Belgjika beratasi i dënuar

Vrau në 1997, ekstradohet nga Belgjika beratasi i dënuar

Publikuar më: 14:35 29-07-2017

Një i dënuar me 17 vite e 7 muaj burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997 është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri. Burime nga policia thanë se Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Brukseli në Belgjikë drejt vendit tonë të Levent Bregut, 40 vjeç, lindur në Berat. Kur kanë kaluar njëzet vite nga vrasja e një gruaje dhe plagosja e bashkëshortit të saj në banesën e këtyre të fundit, autori i krimit sillet në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, shtetasi Levent Bregu së bashku me xhaxhin e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M. Hatellari. banore e këtij fshati si dhe kanë tentuar të vrasin bashkëshortin e saj D. H. Bregu u arrestua në muajin prill të këtij viti në një hotel në Bruksel ndërsa sot u finalizua ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Vrasja u zbulua në vitin 2002, katër vjet pas ngjarjes pasi i dëmtuari Hatellari kishte frikë për jetën e fëmijëve të tij dhe fillimisht nuk tregoi se kush ishin autorët e ngjarjes. Në vitin 2002, kallëzuesi është riparaqitur në Prokurori duke ribërë deklaratën dhe ka shpjeguar se në vitin 1998 nuk ka deklaruar asnjë emër, sepse kishte frikë për fëmijët e tij, pasi në atë kohë nuk kishte shtet.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043